Është zbuluar identiteti i personit të dytë që ndërroi jetë në spital, pasi u plagos pasditen e sotme të Lagjja e Spitalit, në Prishtinë. Në QKUK bëjnë të ditur se personi i dytë që ka vdekur është Mefail Rafuna, 47 vjeçar.

“Po, ka vdekur personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rendë nuk ka arritur të mbijetojë”, ka njoftuar Shpend Fazliu nga QKUK. Fazliu ka thënë se i plagosuri nuk ka mund t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë që Policia e Kosovës ka thënë se ende nuk dihen motivet që çuan deri te ngjarja e rëndë në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, dëshmitarët thonë se aty janë përfshirë familjet Rafuna dhe Mehmeti.

Personi i parë që ka vdekur është B.Mehmeti, perosni që shihni në foton e mëposhtme, ndërsa të plagosur kanë mbetur një 76-vjeçar me inicialet G.R dhe një 51-vjeçar me inicialet F.R.

Auto 14440901 1219315234787937 2468694134827716985 N1567703343
Auto 14440901 1219315234787937 2468694134827716985 N1567703343

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: