Një tjetër lajm i mirë vjen nga Durrësi. Është nxjerrë i gjallë nga rrënojat një tjetër person. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “Balkanweb” se është shpëtuar 35-vjeçari Adriatik Boti, nga Dibra.

Trupi i të riut është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në hotel “Miramare”, në Durrës, i cili është shkatërruar plotësisht nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.

Nga rrënojat e hotel “Miramare” janë nxjerrë deri më tani dy trupa të pajetë, ndërsa i tretë fatmirësisht është nxjerrë i gjallë.

7935ece0 9c3b 4001 8b79 5370299d9daf
7935ece0 9c3b 4001 8b79 5370299d9daf

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb