TIRANË

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa përmes një fotoje të shpërndarë në llogarinë e tij në “Facebook” e quan Kuvendin e Republikës si një “Landfill antikushtetues”.

Ai thekson mes tjerash se deputetët që janë sot pjesë e Kuvendit të Republikës po shkaktojnë dëm të madh demokracisë. Në fund Tritan Shehu thotë se është koha për reflektim pa vonesë, për të krijuar një të ardhme më të mirë për qytetarët shqiptarë.

64512214 2269169296471860 2172280431230058496 N
64512214 2269169296471860 2172280431230058496 N

“Landfilli” antikushtetues i ri i Shqiperise. Eshte momenti i fundit per te gjithe ata qe jane, si dhe per grupin e 42 ”pupaceve”, qe i kane futur si “ceten” e “40 Hajduteve te Ali Babait”, te braktisin kete ngrehine sa me shpejt.
Boll deme i kane krijuar deri me tashti demokracise shqiptare qofte dhe duke ndejtur aty, pavaresisht disa retorikave apo votimeve te pilotuara. Neser do te jete teper vone per te rivendosur dinjitetin e tyre tashme te komprometuar, si per dhe per nje mundesi tjeter kontributive ne zhvillimet e ardheshme.
Eshte koha e fundit per reflektim e veprim!”-shkruan Shehu.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: