TIRANE- Protestës së Partisë Demokratike kundër qeverisjes i janë bashkuar edhe familjarët e kreut të opozitës, Lulzim Basha. “BalkanWeb” ka siguruar një foto ku shihet babai i zotit Basha, vëllai i tij Erlindi, si dhe gruaja e këtij të fundit. Mësohet se ata janë anëtarë të PD-së në njësinë nr.8.

Më herët në ‘çadrën e lirisë’ e cila prej 11 ditësh qëndron përballë Kryeministrisë, ka qenë dhe bashkëshortja e liderit të demokratëve, Aurela Basha, e cila ka dëgjuar dhe është bërë pjesë e problemeve që tregonin qytetarët e ndryshëm.

Siç duket, përveç qytetarëve, të cilët vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe që qëndrojnë me turne në çadrën e protestës, mbështetës të kauzës së kreut të PD-së, janë dhe familjarët e tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb