MAQEDONI- Pa kaluar ende një javë nga dëmtimi i Shtëpisë së Alfabetit, në Manastir janë vendosur të tjera mbishkrime si “Vdekje për shqiptarët” dhe “Stop shqiptarizimit të Maqedonisë”, raporton gazeta Lajm.

Kësaj radhe mbishkrimet janë vendosur te Drejtoria e parkut nacional “Pelisteri”. Mbishkrimet e vendosura janë të njëjta me ato që u vendosën më 22 nëntor te Shtëpia e Alfabetit, në përvjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, kur edhe u dëmtua Shtëpia Muze.

Provokime të tilla ndodhin vazhdimisht në prag të zgjedhjeve te Muzeu i Alfabetit.

Për shkak se autorët nuk zbulohen asnjëherë nga policia, shumë analistë supozojnë se pas këtyre ngjarjeve qëndrojnë partitë në pushtet, të cilat mënyrën më të lehtë e për të fituar zgjedhjet e kanë nxitjen e urrejtjes ndëretnike.

Për këtë arsye, analistët apelojnë që shqiptarët të votojnë kundër partisë në pushtet, sepse vetëm në atë mënyrë mund të ndalen këto lloj provokimesh.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb