Festa e Krishtlindjes është festa e paqes, harmonisë dhe solidaritetit mes njerëzve.
Kjo Krishtlindje e ka treguar edhe ne Shkoder me mesazhin e krereve të besimeve fetare por edhe institucioneve e përfaqësuesve politikë.
Ka qenë kryebashkiaku i kryeqendrës së Veriut, Benet Beci që ka uruar dhe ka shtrënguar duart me drejtuesin politik të PD, Luçiano Boçi gjatë vizitave zyrtare në Katedralen e Shkodrës.
Politika ka qëndruar për një ditë jashtë debateve dhe retorikës konfliktuale e cila është përshkallëzuar teksa vendi i drejtohet zgjedhjeve të 11 Majit.
(BalkanWeb)