Ministria e Shëndetësisë organizoi këtë të diel Festivalin Rozë, një aktivitet me pjesëmarrje të gjerë për të rritur ndërgjegjësimin për luftën kundër kancerit të gjirit. Trupa e baletit e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, shoqëruar nga balerinat e vogla performuan me “Arrethyesin” ndërsa këngëtarja Marsela Çibukaj këndoi live, duke ju bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë “Tetori Rozë” për luftën kundër kancerit të gjirit.

Duke theksuar rëndësinë e programeve të parandalimit, Ministrja Manastirliu tha se do të nisë nga viti i ardhshëm programi kombëtar i konsoliduar për depistimin e kancerit të gjirit, duke e bërë mamografinë, shërbim të detyrueshëm për gratë mbi 50 vjeç. Jonilda Mehmeti, një nënë e re e cila po lufton me sëmundjen e rëndë, bëri apel për çdo grua të bëjë kontrollet në kohë, sepse të shpëton jetën.

“Ndonjeherë ne gratë neglizhojme veten por e kemi për detyrë të kontrollohemi sepse edhe nëse për veten nuk bëjmë kujdes, duhet ta bëjmë për fëmijët tanë, që të kenë mundësi të rriten me nënën pranë”, tha 34-vjeçarja. Festivali rozë pati pjesëmarrje të gjerë, mes tyre ju bashkuan Ministres Manastirliu edhe Ministret Elva Margariti dhe Etilda Gjonaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb