ITALI-Një shëtitje romantike në perëndim, në urën e Santa Trinita në Firence, përpara Ponte Vecchio, ka shënuar fillimin e vizitës në Itali të Charles dhe Camilla-s të Anglisë.

Të shoqëruar nga bashkiaku Dario Nardella, të dy kanë ecur në këmbë mbi urë, drejt qendrës historike British Institute, të shoqëruar nga fotografë dhe kameramanë të shumtë, të cilët i kanë bërë foto çiftit mbretëror britanik.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb