Juve ka krijuar varësi nga Dusan Vlahovic këtë sezon. Kur serbi është në formë, “Zonja e Vjetër” ka një marsh më shumë, ky është një fakt. Fakt është gjithashtu se sulmuesi serb vijon të jetë i dashuruar me “Zonjën e Vjetër” ashtu si ditën e parë ku pranoi të transferohej në Torino. Pavarësisht se në një moshë të re atë kohë, 22 vjeç, Vlahovic i kishte idetë e qarta, i ka edhe tani pasi është i bindur se dëshiron të vijojë bashkëpunimin me Juven. Vlahovic ka një kontratë deri në 2026, por ideja e tij dhe e drejtuesve të klubit është të zgjasin bashkëpunimin me të paktën edhe dy vite të tjera, deri në 2028.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas La Gazzetta dello Sport, palët e kanë gati formulën për të zgjatur bashkëpunimin ndërmjet tyre. Vlahovic është gati të pranojë të njëjtën pagë, për momentin përfiton 10 milionë euro, por e ka progresive, deri në 2026 i shkon në 12 milionë euro. Objektivi i Vlahovic është të futet në historinë e Juves, kërkon me çdo kusht të fitojë trofe me “Zonjën e Vjetër”.

Vlahovic
Vlahovic

Vlahovic është një investim i rëndësishëm i Juves, në janar të 2022 investuan 80 milionë euro për të marrë nga Fiorentina, nuk është e lehtë edhe për ta të heqin dorë nga “bomberi” serb. Drejtuesit shpresojnë që Vlahovic të rris akoma më shumë nivelin e tij, nëse do të largohej nga Torino një ditë të paktën të merrnin pas investimin e bërë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: