Mbështetës të opozitës së bashkuar kanë protestuar sot përpara zyrave të Bashkisë së Devollit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se protestuesit vijojnë tubimin para zyrave të Bashkisë.  Ata madje kanë vendosur edhe një dysek para zyrave bashkiake.

Dysheku është vendosur në shenjë simbolike, për të treguar se kryetari aktual Eduard Duro e ka kthyer bashkinë në fjetore. Fotot janë bërë gjatë protestës së sotme, e cila është mbyllur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji deklaroi se Duro e ka kthyer bashkinë në fjetore.  Bashkia Devoll është “blinduar” që sot në mëngjes, teksa protestues të shumtë e kanë rrethuar atë dhe penguan kryetarin e zgjedhur më 30 qershor Eduard Duro, duke mos e lejuar të hyjë në zyrë.

Duro “u vendos” në bashki me ndihmën e 30 policëve të Speciales.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb