SHKODER

Shqipëria ka dështuar ndaj Turqisë. Skuadra kuqezi është thyer 2-0 nga ekipi i Senol Gunesh, që ka triumfuar në “Loro Boriçi” në ndeshjen e tij të parë si trajner i përfaqësueses turke. Ka qenë një lojë racionale ajo e miqve, që kanë shënuar dy gola me vetëm dy gjuajtje në portë, ndërsa Shqipëria, ndonëse është përpjekur shumë, sidomos në pjesën e parë, nuk ka arritur të shkaktojë dëme në prapavijën turke.

Pas dy momenteve mjaft të mira të kuqezinjve me Bekim Balën në minutën e 14-të dhe me Balliun në të 20-ën, Turqia kaloi në avantazh me anë të Burak Jillmaz. Në minutën e 21-të, sulmuesi turk përfiton nga një rreshtim i keq në zonë i lojtarëve kuqezi dhe kalon skuadrën mike në avatazh. Turqia shënon në momentin e saj të parë të rrezikshëm në kuadratin e Berishës. Pjesa e parë do të dhurojë një tjetër mundësi për kuqezinjtë të shpërdoruar nga Uzuni, ndërsa ekipet do të shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1.

91b89f00 645c 45e4 8d22 891d74187cb9
91b89f00 645c 45e4 8d22 891d74187cb9

Pjesa e dytë nis si e para për Shqipërinë, që këmbëngul për të gjetur barazimin, por golin do ta shënojnë turqit, kësaj radhe me anë të Hakan Calhanoglu, i cili ka realizuar një gol shumë të bukur me të djathtën nga distanca, që e ka bërë të kotë hedhjen e Berishës.

Goli i dytë trondit Shqipërinë, e cila nuk reagon më në fushë, ndërsa Panuçi nuk arrin të bëjë asgjë për të ndryshuar lojën e Kombëtares dhe bëhet trajneri i parë kuqezi që e nis me humbje fushatën eliminatore që pas vitit 2000, ndërsa nga tribunat nuk munguan as ofendimet karshi italianit.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu, Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Balaj. Trajner: Kristian Panuçi

Turqia: Gunok, Ali Kaldirim, Emre, Jokuslu, Gonul, Tosun, Çalhanoglu, Tekdemir, Demiral, Burak Jilmaz, Ajha.

Trajner: Senol Gunesh.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb