Në prag të fundvitit Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një kolazhi fotosh në rrjetin social ‘facebook’ ka dashur të risjellë në vëmendjen e tifozëve momentet më të rëndësishme për vitin që po përgatitemi të lëmë pas.

Disa nga imazhet e shpërndara janë momenti kur Christian Panucci firmos për Kombëtaren, lamtumira e Canës, por edhe fitimi i Kupës së Shqipërisë nga Tirana. Për t’u evidentuar është se në morinë e fotove mungon ish-trajneri De Biasi i cili ishte në krye të Kombëtares deri 13 qershor, më shumë se gjysmën e vitit.
26114110_1478858465546711_2764145158445480206_n
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: