Nëse fustanet klasike të mbrëmjes ju kanë mërzitur, merrni shembull nga yjet, të cilat në këto javë kanë treguar një stil të ri ‘hibrid mondan’.

Me fustane transparente ku duken këmbët, me dekolte dhe një bisht të gjatë, ja trendi i fundit që çmend bukuroshet.

E para që ka inauguruar këtë tendencë të re ka qenë Halle Berry në Met Gala, e cila në moshën 50-vjecare shkëlqen me një fustan të krijuar nga Versace me një bisht të artë dhe të zi.

Në festivalin e Kanës kemi parë dy dive të tjera me modele të ngjashme. Emily Ratajkowski e cila është shfaqur me seksi se asnjëherë me një veshje të Peter Dundas dhe Charlize Theron e cila ka befasuar me një model të Dior.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb