ANGLI- Lojtari i Stok Sitit, Saido Berahino, ka arritur të bëjë “tripletë”. Kësaj here jo në gola, por në fëmijë. Ai është bërë baba i tre fëmijëve brenda dy muajsh.

Berahino është regjistruar si babai i Kostës, i ardhur  në jetë më 30 maj nga Stefania Kristoforu.

Nëna e fëmijës së dytë është një infermiere 28-vjeçare, e lindur në Afrikë.  Në korrik ka sjellë në jetë një vajzë, por nuk e ka shënuar në certifikatën e lindjes atësinë për shkak të pengesave ligjore. Raportohet se nëna e vajzës është në bisedime me avoktatët, por edhe me vetë futbollistin për regjistrimin e fëmijës.

Fëmija i treti u soll në jetë nga mamaja e njohur si Çelsi, e cila lindi foshnjën Anja Mari më 17 korrik. Ajo është një mikeshë e fëmijërisë,  e cila kërkon që t’i shënohet atësia futbollisti në certifikatën e vajzës.

Lojtari në fjalë nuk shquhet në fushën e lojës, por duket  se impenjimet e tij kanë qenë në nivele të larta në jetën intime. Kjo tashmë dëshmohet edhe nga numri i fëmijëve të lindur në një periudhë shumë të shkurtër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb