Gisele Bundchen së fundmi ka bërë një set fotografik seksi në një plazh të Majamit, duke treguar figurën e saj mahnitëse me një fustan të zi.
Bukuroshja braziliane ka vendosur një rrip të gjerë, ndërkohë që duket se nuk i interesonte për trupin e saj, i cili shfaqet përmes fustanit trasparent. Ajo zgjodhi të vishte të brendshme të zeza, ndërsa gjoksin e la të zhveshur.
Xhisiela duket se është rikthyer fuqishëm në rrjetet sociale pas divorcit, me Tom Brady. Të dy ndajnë kujdestarinë e përbashkët të dy fëmijëve të tyre.
Modelja e kishte ndërprerë karrierën e saj në vitin 2015 për të kaluar më shumë kohë me familjen e saj. Por tani, ajo është e lirë dhe kërkon të rikthehet në “vendin” e saj. Këtë herë ajo po merr pjesë në fushatën e re të Louis Vuitton për bashkëpunimin e saj me artistin, Yayoi Kusama.
Gisele Bündchen doing a photoshoot at Miami Beach
MORE AND BIGER > > > https://t.co/XoS5SBRSrz pic.twitter.com/Jsp6FIPZRz— Nice Celeb and Girls (@izifisi) January 31, 2023
Sigurisht, ajo nuk e anashkalon jetën e saj personale dhe kalon shumë kohë me trajnerin e saj, Joaquim Valente, duke nxitur thashethemet se ata duan të jenë bashkë. Pavarësisht raportimeve, megjithatë, burime pranë çiftit pohojnë se ata të dy nuk kanë lidhje.