FIER

Në Frakull të Fierit është gjetur një predhë e Luftës së Dytë Botërore. Predha është gjetur pranë liqenit nga banorët e zonës dhe me pas është lajmëruar edhe ministria e Mbrojtjes. Mendohet  se predha është hedhur gjatë pushtimit të Italisë në 1939 nga aviacioni italian.

Predha 1
Predha 1

Gazatari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’  se në vendngjarje kanë shkuar Forcat e Armatosura të ushtrisë shqiptare dhe ato xheniere, të cilat po bëjnë ekspertizën e predhës që peshon rreth 300 kg.

Ushtria ka krijuar një perimetër sigurie për të mos lejuar kalimin e banorëve apo kalimtarëve të rastësishëm. Ende nuk ka një urdhër për evakuimin e banorëve të zonës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: