VLORE – Një predhë, e cila mendohet se i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore, është gjetur në Portin e Vlorës.

Predha është zbuluar gjatë punimeve që po kryhen aktualisht për thellimin e portit të Vlorës, një projekt që ka nisur prej kohësh. Menjëherë pas gjetjes së predhës, janë ndaluar punimet dhe janë lajmëruar forcat xheniere për largimin e saj.

Predha është e një madhësie të konsiderueshme, rreth një metër. Sipas informacioneve nga forcat xheniere, konfirmohet se predha ka qenë ende aktive dhe mund të ishte një rrezik i madh nëse do të shpërthente.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: