Shqipëria u shortuan në një grup “ferri” në Evropian, por i tillë pritet të jetë edhe ky grup në Ligën e Kombeve ku të parashikosh fituesin është e vështirë. Sigurisht pas xhiros së dytë mund të krijojmë një ide më të qartë. Për momentin, Gjeorgjia është rivali për t’u mundur, pasi Kvara me shokë qëndrojnë në krye me 6 pikë të plota, 5 gola të shënuar 1 i pësuar.

Me tre pikë, por fal golavarazhit më të mirë, 2 gola të shënuar 2 të pësuar, në vendin e dytë renditet Shqipëria.

Grupi B1
Grupi B1

Republika Çeke pas humbjes së 4-1 përballë Gjeorgjisë reagoi në ndeshjen e dytë duke mposhtur Ukrainën me rezultatin 3-2. Pavel Sulc ishte njeriu i ndeshjes duke realizuar një “dopietë” golash brenda pjesës së parë. Me 3 pikë, Çekia renditet në vendin e tretë.

Surpriza e madhe e këtij grupi është pa diskutim Ukraina. Nga favoritë, Ukraina e sheh veten në vendin e fundit me 0 pikë në 2 ndeshjet e para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb