Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka shpërndarë lajmin e mirë të Bundestagut gjerman, i cili me 395 vota pro, i hap rrugë çeljes së negociatave me Shqipërinë.
“Bundestagu voton me 395 vota PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim. Gjithashtu 188 kundër (ndër ta pjesa më e madhe e djathta ekstreme AFD) dhe 16 të pavendosur”-shkruan Taulant Balla.
Mbledhja e Bundestagut u shoqërua me debate të forta, ndërsa deputetët u ndalën tek arritjet e deritanishme të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.