TIRANË

Ata nuk janë parë bashkë prej kohësh, shumë çështje i ndajnë, ndërkohë që ka edhe një iniciativë shkarkimi mes tyre.

Por Gjermania, me sa duket i ka bashkuar. Bëhet fjalë për Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, të cilët kanë qenë të ftuar në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Ata janë parë afër e afër me njeri-tjetrin por nuk ka pasur takim mes tyre. Ndërkohë që Kreu i Shtetit ka shtrënguar duart me kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi dhe kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb