Spanjë-Gjermani ka nisur të luhet shumë më herët jashtë fushë, me protagonistët të këtyre dy përfaqësueseve që nuk janë kursyer aspak në deklaratat e tyre. Ashtu siç pritej edhe mediat spanjolle i kanë kushtuar faqet e para këtij takimi, duke përcjell deklaratat e protagonistëve të “Furisë së Kuqe”:

“Kroos ka sy brenda trurit”, shprehet Niko Williams për AS, me sulmuesin e Bilbaos që nuk preferoi të flas për merkaton.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ndihem i lirë”, ishte titulli kryesor i Mundo Deportivo, duke iu referuar deklaratës së Pedrit, i cili nuk e fshehu dëshirën që të ketë te Barcelona Nico Williams.

“Gjermania na admiron dhe na respekton”, shprehet Dani Olmo për Marca në vigjilje të këtij takimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb