KORÇË

Një 67-vjeçar është goditur brutalisht disa herë me kaçavidë në qytetin e Korçës. Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i moshuari është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Në lagjen nr 3 në Korçë,  dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta shtetasi D.M, 67 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb