TIRANË

Interpol Tirana në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka ekstraduar një 35-vjeçar nga Kukësi me banim në Kamëz, i cili në vitin 2015 vrau me thikë kushëririn e tij. Bëhet fjalë për Granit Shehun. Ai vrau djalin e xhaxhait duke e goditur 12 herë me thikë pas një sherri për motive të dobëta. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në vitin 2015, ndërsa viktimë mbeti Milazim Shehu.

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur me detaje ngjarjen e rëndë, duke zbuluar se shkak për sherrin mes kushërinjve ishin dyshimet që kishte Granit Shehu për vajzën e viktimës, të cilën e akuzonte se i kishte vjedhur 120 mijë lekë të vjetra në shtëpi.

Dosja e plotë e Prokurorisë:

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për të pandehurin Granit (Giuliano) Shehu, i akuzuar për “vrasje me paramendim”, pasi akuzohet se, në dt. 17.09.2015 ka vrarë shtetasin Milazim Shehu (djali i xhaxhait të tij). I akuzuari është hetuar dhe gjykuar në mungesë.
Në bazë të materialit hetimor të Prokurorisë së Tiranës, rezulton se :
Më datë 17.09.2015, rreth orës 01.00 policia e shtetit eshte njoftuar nepermjet salles operative të Drejtorise së Policise Qarkut Tiranë se ne spitalin “xxxx” gjendet i vdekur shtetasi Milazim Shehu.
Menjehëre pas marrjes së njoftimit nga është krijuar grupi hetimor dhe nga të dhënat paraprake rezulton se në datë 16.09.2015, rreth ores 18.00 ne Rr.“Horizonti” te Bashkise Kamez shtetasi Milazim Shehu eshte goditur nga shtetasi Granit Shehu (djali i xhaxhait te tij) ku, ky fundit e ka goditur disa here me mjete te forta dhe prerese shtetasin Milazim Shehu duke i shkaktuar atij plage te renda ne pjese te ndryshme te trupit. Kjo ngjarje ka ndodhur ne rrugen ndermjet dy portave te shtepive te ketyre shtetasve dhe me pas shtetasi Milazim Shehu eshte transportuar nga familjaret e tij për në Spitalin “xxxxx” ndersa shtetasi Granit Shehu eshte larguar duke u shmangur hetimeve.
Nga deklarimi i shtetasit Xhevahir Shehu (vellai i te ndjerit) nder te tjera deklaron se: ….. “rreth ores 19.00 ka qene ne Kukes se bashku me familjen e tij dhe e kane marre ne telefon dhe i kane thene se Milazimi eshte konfliktuar me Granit Shehun me te cilin jane kushurinje dhe komshinj dhe ndodhet i shtruar ne Spitalin “Hygea”. Menjehere kam marre ne telefon vellain tjeter Fatosin duke i thenen se jane konfliktuar Milazimi me Granit Shehun.

Eshte pyetur shtetasi Kujtim Shehu i cili nder te tjera thot se: kam kaluar perpara shtepise se Milazimit dhe perpara kam pare makinen e tij te ndezur dhe brenda ne timon (shofer) ka qene shtetasi Koradi i cili eshte vellai i nuses se Granit Shehut, brapa ishte i shtrire Milazimi i cili ishte i gjakosur dhe bashke me te ishte dhe gruaja Vilma dhe vajza te cilet u nisen per ne spital, pasi kam pyetur se cfare ka ndodhur Vilma me ka thene se eshte pune qeni. Me pas kam pyetur ne spital me me kane thene se rreth ores 01.00 Milazimi vdiq”.

Eshte pyetur shtetasi Elvin Luzi i cili nder te tjera deklaron se rreth ores 04.00 eshte njoftuar nga vajza e xhaxhait te tij Denada Luzi e cila i ka thene se Milazimi ka patur nje konflikt me djalin e xhaxhait te tij dhe pasi ky i fundit dyshonte se vajza e Milazimit i kishte vjedhur 12.000 lek dhe per kete jane perleshur me njeri-tjetrin dhe per pasoje te demtimeve te shumta Milazimi ka vdekur. Shtetasi Elvin Luzi nuk e njeh se cili konkretisht ka qene personi qe eshte konfliktuar me Milazimin por sqaron se babai i ketij personit qe eshte konfliktuar dhe eshte vrare ne Durres, por emrin nuk ja di.

Eshte pyetur shtetasi Xhevahir Bilali i cili nder te tjara thot se Milazim Shehu eshte shok qe femije dhe eshte mik i tij (djali i halles se tij eshte kusheri me babain e Granit Shehut). Me date 16.09.2015 rreth ores 19.00 ka shkuar per te marre djalin e halles qe ka shtepine ngjitur me Milazim dhe Granit Shehu dhe aty ka pare Mbarime Bilalin e cila i ka thene se ketu nuk ka asnje njeri pasi kane shkuar te gjithe ne spitalin Hygea se Milazimi eshte rende. Menjehere ka shkuar tek spitali dhe aty ka gjetur shtetasit Sokol Bilali, Armand Bilali, Kujtim Shehu, Vilma Shehu se bashku me djalin Denis Shehu te cilet i kane thene se Milazimi eshte ne dore te Zotit dhe te gjithe po qanin. Me pas aty kane ardhur dy vellezerit e Milazimit dhe nena e tyre dhe me pas ka dale perjashte se bashku me djalin e halles se tij duke pritur perjashta dhe me pas Sokol Bilali doli dhe ai nga spitali dhe na dha lajmin e vdekjes. Gjithashtu Xhevahir Bilali sqaron se me date 15.09.2015 rreth ores 10.20 jam takuar me shtetasin Granit Shehu dhe me ka thene se hajde dhe merr Armandin se do luajme futboll ne Kamez ne oren 20.00 – 21.00 te dates 16.09.2015 dhe me te ka komunikuar me numrin e telefonit xxxxx807.

Eshte bere keqyrja e vendit te ngjarjes ku dhe jane konstatuar se ne sheshin perballe dy portave te oborreve te shtepive private te banesave te shtetasve Milazim Shahu dhe Granit Shehu jane fiksuar disa njolla gjaku (ne rruge me çakull). Perpara portes se baneses se shtetasit Milazim Shahu gjendet e parkuar automjeti audi A6 me targe AA 112 JA ku ne baze te deklarimeve rezulton te jete trasportuar per ne spital shtetasi Milazim Shehu. Nga kqyrja e ketij mjeti eshte konstatuar se sedilja e pasme ishte e ndotur me njolla te kuqe si ato te gjakut. Ky automjet eshte ne perdorim te shtetasit Milazim Shehut dhe nga ana jone ky automjet eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale.
Ne oborrin e baneses se shtetasit Granit shehu jane fiskuar njolla te kuqe si ato te gjaku te cilat nga ana jone jane marre mostra te tyre si dhe eshte marre vendim per kryerjen e ekspertimit biologjik vlersues dhe krahasues.

Nga kqyrja e kufomes se shtetasit Milazim Shehu eshte konstatuar se kishte 12 demtime me mjete prerese – shpuese ne pjese te ndryshme te trupit si dhe eshte marre vendim per kryerjen e eksperitmit mjeko ligjor.
Nga ana jone eshte ushtruar kontroll ne banesen e shtetasit Granit Shehu ne prezence te perfaqesuesit vendor dhe nga ana jone jane sekuestruar 2 aparate telefoni si dhe fotografi te ndryshme dhe amballazhe te telefonit celular qe rezulton te kete ne perdorim shtetasi Granit Shehu.

Nga ana e policise se shtetit eshte bere shpallja ne kerkim policor dhe vazhdon puna per kapjen e shtetasit Granit Shehu i biri i Sulejman dhe i Beglije i datelindjes 14.01.1984 lindur ne Kukes dhe banues ne Rr Horizonti Bathore Kamez, me kombesi dhe shtetesi shqiptare me gjendje civile i martuar. Me pas ndaj ketij shtetasi eshte caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane mase sigurimi e parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedures Penale.
Shtetasi Granit Shehu i eshte shmangur hetimit. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka deklaruar ikjen e ketij shtetasi duke caktuar me pas mbrojtesin perkates.
Për shkak te lidhjeve familjare ndermjet viktimes dhe autorit te krimit nga ana e policise gjyqesore jane referuar materialet hetimore ne ngarkim te shtetasit Granit Shehu ne Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare për Krimet e Renda Tirane per vepren penale te “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga nenet 79/c te Kodit Penal.
Me date 17.09.2015 Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare për Krimet e Renda Tirane ka regjistruar procedimin penal nr.237 per vepren penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga nenet 79/c te Kodit Penal.
Ne baze te provave te mbledhura gjate hetimeve nga ana e Gjykates me kerkese te Prokurorise eshte caktuar masa e sigurise “arrest me burg” te parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedures Penale per personin nen hetim Grnait Shehu si i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga nenet 79/c te Kodit Penal.
Nga hetime eshte sqaruar lidhja gjinore midis te dyshuarit dhe viktimes Milazim Shehu, ku sipas te dhenave te gjendjes civile keta te dy persona nuk perfshihen ne rrethin e familjareve qe parashikohen nga neni 16 dhe 79/c per sa i perket gjinise se afert.
Per kete arsye Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare për Krimet e Renda Tirane ka shpallur moskompetencen lendore dhe i ka kaluar aktet Prokurorise a Prane Gjykates se Shkalles Tirane per vepren penale te “Vrasjes me paramendim” te parashikuar nga neni 78/2 te Kodit Penal.
Ne rastin konkret jemi para vepres penale te parashikuar nga neni 78/2 te Kodit Penal, nisur nga rrethanat e faktit te treguara nga gruaja e viktimes, del se Granit Shehu ka patur me vete nje mjet te forte prerës me te cilen ka realizuar edhe vrasjen e shtetasin Milazim Shehu. Gjithashtu nisur nga numri i goditjeve me mjet prerës te konstatuar ne trupin e viktimes, faktin se i dyshuari ka patur me vete thiken, pra ka paramenduar vrasjes e shtetasit Milazim Shehu pasi kishte konflikt te meparshem me te dhe eshte hakmarre ndaj tij duke e vrare. Per kete arsye vepra penale per te cilen dyshohet se shtetasi Granit Shehu ka vrare me paramendim sipas parashikimit te nenit 78/2 i K.Penal. Ky kualifikim ligjor i vepres penale eshte konstatuar edhe nga Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane nga ana e kesaj Prokurorie me date 30.12.2015 eshte vendosur shpallja e moskompetences lendore e procedimit penal dhe aktet e ketij procedimi penal jane derguar ne Prokurorine Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane per vepren penale te parashikuar nga neni 78/2 te Kodit Penal pasi ka kompetence lendore dhe tokesore per hetim te metejshem.
Nga ana e Gjykates se Shkalles se Pare Tirane me vendim Nr 197 akti date 27.01.2016 eshte vendosur masa e sigurimit personal “arrest me burg” per shtetasin Granit Shahu (ne mungese) si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “vrasjes me paramendim” ne dem te shtetasit Milazim Shehu, te parashikuar nga neni 78/2 te Kodit Penal.

Si dhe janë kryer veprimet hetimore dhe administruar akte proceduriale si me poshtë: Eshtë administruar tabela e kqyrjes së vendit të ngjarjes date 17.09.2015; kqyrjes se kufomes se shtetasit Milazim Shehu,
Eshtë administruar çertifikata personale dhe familjare te personit nën hetim Granit Shehu,
Eshte pyetur shtetasi Xhevarit Shehu (vellai i viktimes) i cili deklaron se me shtetasin Granit Shehu kane lidhje gjaku pasi eshte djali i djalit te xhaxhait te tij (dhe i Milazimit). Ndermjet vallait te tij, Milazimit dhe Granit Shehut kane qene marredhenie shum te mira dhe vete Xhevahiri nuk ka patur asnje dijeni per ndonje konflikt ndermjet tyre.

Xhevahiri sqaron se nuk ka qene i pranishem ne vendin e ngjarjes por ka dijeni se Milazimi eshte vrare me thike nga ana e shtetasit Granit Shehu. Xhevahiri pretendon se Milazimi ka patur disa demtime me thike si dhe vete ka pare se Milazimi kishte demtim ne mjekerr ne anen e majte te shkaktuar memjet te forte. Xhavahiri me pas ka deklaruar cfare ka degjuar nga persona te trete. Gjithashtu shtetasit Xhevahir Shehu pretendon se Graniti e ka kryer vrasjen me paramendim dhe nuk ka qene konflikt I castit pasi sipas tij rreth nje ore me pare kur ishte takuar me Granitin ai e ka pyetur “a je tu ik per Kukes” dhe I ka thene se “po” dhe per kete pretendon se Graniti ka pritur qe te largohej Xhevahiri dhe me pas per ta kryer vrasjen e Milazimit.

Eshte ripyetur shtetesja Vilma Shehu (gruaja e viktimes) e cila sqaron edhe nje here rrethanat e ngjarjes ku me date 16.09.2015 ne shtepine e tyre ka qene per vizite kunati i saj Xhevahir Shehu me familjen e tij dhe pasi kane konsumuar darken kane dale se bashku me Milazimin per t`i percjellur pasi Xhevahiri do ikte per Kukes. Te porta e shtepise jane takuar me shtetasit Granit Shehu i cili po dilte nga shtepia e tij me nje makine tip smart dhe eshte takuar dhe pershendetur me Xhevahirin dhe aty ne prani u ka thene se po i bente guide me makine bashkeshores se tij, Silves. Pas nje ore konkretisht rreth ores 17:00 kur Graniti eshte kthyer nga guida ka vene re qe i ka folur Milazimit dhe te dy kane qendruar afer portes se oborrit te shtepise se Granitit.

Me pas Vilma eshte therritur nga ana burrit te saj dhe pasi eshte afruar ai e ka pyetur “di gje se vajza ka marre 12.000 lek te shtepia e Granitit” ndersa ajo i ka thene se ska mundesi pasi vajza e tyre nuk di as te numeroje parate (pasi ajo eshte ne moshe 8 vjeçare) . Ne keto moment Graniti ka nderhyre duke thene se “e kam pyetur vajzen dy jave me pare dhe ka thene se po i kam marre pasi vetem Gresa ka hyre ne dhome” . Milazimi i eshte drejtuar Granitit duke i thene “ti ke pare vajzen time duke vjedhur, ke kamer ne dhome” me pas kane therritur dhe pyetur vajzen aty ne rruge dhe ajo ka filluar te qante dhe ne kete moment Milazimi i ka thene gruas se tij “ik jepi vajzes uje mos e le per te qare”. Vilma pasi ka hyre brenda ne shtepi bashke me vajzen ka degjuar e shara te bertitura dhe menjehere ka dale perjashta te porta dhe pretendon se ka pare Milazimin te gjakosur dhe ishte ngjitur me Granitin ndersa kunati i Granitit, Korado Dervishi ishte me nje derrase ne dore duke qelluar Milazimin dhe prezent ka qene edhe Silva e cila bertiste duke thene “o Granit – o Granit”.

Menjehere nga ana e saj eshte nderhyre duke uleritur o maskara cfare bete dhe duke e terhequr Milazimin dhe pasi u ka dale nga duart Milazimi eshte rrezuar afer portes se oborrit te shtepise se tij pasi Vilma nuk e mbante dot, ndersa Graniti, Korado dhe Silva jane futur brenda portes se oborrit te shtepise se tyre. Ne keto momente Vilma sebashku me djalin e saj (12 vjeç) kane tentuar duke futur Milazimin ne makinen e tij (me targe AA113AJ) dhe aty eshte afruar edhe shtetasi Sokol Bilali i cili eshte komshi dhe kushuri i Granitit. Aty eshte afruar Korado Dervishi te cilit djali ja ka dhene çelesat e makines dhe jane nisur me qellim per te derguar sa me shpejt Milazimin ne spital. Ne rruge tek kthesa afersi shtepise ka dale dhe shtetasit Kujtim Shehu i cili ka hipur edhe ky ne makine se bashku ku dhe kan shkuar ne spitalin Hygea.

Pasi kane derguar Mialzimin ne spital Vilma i ka thene Kujtimit qe t`i thoshte Korados qe ta degonte ne shtepi vajzen, Gresen. Gjithashtu Vilma pretendon se ajo me vete nuk ka patur telefon me qellim per te njoftuar policine per ngjarjen. Pasi jane mbledhur edhe vellezerit e te afer te Milazimit dhe rreth ores 01.00 ka marre njoftim nga mjeket u kane thene se bene te pamunduren por Milazimi nderroi jete. Me Granitin Milazimi nuk ka patur asnjehere asnje lloj konflikti. Gjithashtu Vilma Shehu pretendon se sebep i sherrit ka qene pasi Granit ka thene se vajza, Gresa i ka vjedhur 12.000 lek, dhe sipas saj kete gje e ka thene Graniti qellimisht qe te konfliktohet me Milazimin dhe me pas per ta vrare ate. Sipas saj se cili ka qene arsyeja qe e ka bere kete veprim nuk ka asnje dijeni.

Eshte pyetur shtetasja Liljana Dogjani (Shehu) e cila ka dhene deklarime ne lidhje me ngjarjen e ndodhur. Kjo shtetase nuk ka qene deshmitare ne vendin e ngjarjes por deklaron se cfare ka marre vesh nga persona te trete. Nder te tjera kjo shtetase thote se ne momentin qe kam arritur ne spital kam takuar nenen e Milazimit vellezerit dhe plot persona te tjere te cilet nuk diskutonin deri ku me pas na njoftuar qe Milazimi vdiq si pasoje e plageve. Me pas une kam mesuar nga persona te ndryshem qe Milazimi ishte konfliktuar me Granitin dhe ky e kishte therur. Unë nuk kam dijeni së cfarë kane patur me njeri – tjetrin pasi nuk kam qenë dhe nuk di të kene patur probleme me njeri tjetrin me pare.”

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb