PEQIN

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Peqin, ku televizioni lokal ‘Klaudiana’ ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se persona të paidentifikuar kanë shqyer derën kryesore të godinës së televizionit dhe kanë dëmtuar disa nga pajisjet e studios së transmetimit dhe më pas kanë marrë televizorët plazma që ndodheshin aty.

Vjedhja është konstatuar nga njëri prej punonjësve tē televizionit, i cili ka shkuar aty për të verifikuar shkakun e defektit të shkaktuar në sinjalin e transmetimit, ku ka gjetur derën kryesore të shqyer.

  • foto galeri
  • foto galeri

Menjëherë është njoftuar komisariati i policisë së Peqinit për ngjarjen e pazakontë të ndodhur në këtë televizion lokal që është hapur rreth dy dekada më parë, godina e të cilit ndodhet në qendër të qytetit. Policia lokale nuk ka dhënë ende detaje rreth vjedhjes, ndërkohë që është bërë denoncim nga administratori i Tv ‘Klaudiana’ për vjedhjen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb