TIRANË

Kjo është bashkëpunëtorja e dyshuar e grabitësve të miliona eurove në aeroportin Kombëtar të Rinasit më 9 prill. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për një 31-vjeçare nën hetim, e cila dyshohet të ketë djegur furgonin e tretë në afërsi të Bathores, me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes së policisë.


Deri tani janë 5 të arrestuar për grabitjen e Rinasit dhe të tjerë në kërkim, mes tyre edhe dy shtetas nga Kosova. Të arrestuar janë: Alkond Bengasi; Renaldo Sula; Oltian Veseli; Saimir Çela; Elton Pikli. Ndërsa Admir Murataj, personi që konsiderohej si truri i grabitjes, mbeti i vrarë në tentativën për t’u arratisur me furgonin e modifikuar “Hetimi Tatimor”.


Klement Çala dhe Eldi Çala janë dy të dyshuarit për grabitjen që janë shpallur në kërkim nga policia.


(BalkanWeb)