Juventus ka rënë pre e hakerëve në rrjetin social “X”. Faqja e tyre postoi një njoftim ku tregonte se Arda Guler, talenti i Real Madrid, kishte nënshkruar me “Zonjën e Vjetër”.

“Mirë se erdhe te Juventus, Arda Guler. Ylli që po rritet në futboll është tashmë pjesë e familjes së Juventusit. Gati për të shkruar historinë bashkë në këtë udhëtim?”

Capture

Kjo ishte çfarë shkruhej me foton e Guler bashkangjitur. Gjithçka krijoi konfuzion fillimisht te ndjekësit, teksa më pas klubi përmes llogarisë zyrtare konfirmoi se janë hakuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb