Kryeministri i dorëhequr i Kosovës Ramush Haradinaj ka postuar një foto në “Facebook”, ku duket teksa hipën në një makinë dhe do niset për në Hagë, ku është ftuar si i dyshuar nga Gjykata Speciale.


Haradinaj ka përcjellë mesazhe me rëndësi përpara se të niset për në Holandë. Ai shkruan se luftëtarët e lirisë së Kosovës kanë qenë dhe janë gjithmonë me të drejtën.


Postimi i Ramush Haradinajt:


Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!

Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.

Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!

RH

(d.xh/Balkanweb)