NGA: ENRIK MEHMETI
VLORË-
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në qytezën e Selenicës. Ngjarja ka ndodhur në katin e pestë të një pallati, rreth orës 19:00. ‘BalkanWeb’ mëson se flakët u përhapën me shpejtësi dhe arritën të shkaktonin dëme më mëdha materiale.

U deshën tre zjarrfikëse nga Vlora që të vinin nën kontroll flakët dhe bëni të mundur izolimin e tyre. Nga këqyrja në vendin e ngjarjes u konstatua se zjarri erdhi nga kuzhina, ku shtetasja me inicialet M.C., mësohet se kishte harruar sobën ndezur. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar.

Për më tepër shihni fotot që ‘BalkanWeb’ ka siguruar nga vendi i ngjarjes, ku shihet se asgjë nuk i ka mbijetuar flakëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb