SHBA- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vijon të ketë takime me George dhe Aleks Soros. Kjo është konfirmuar nga djali i George Soros, Aleksi, i cili ka shpërndarë një foto në rrjetin social “Instagram”. Takimi i tyre është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në New York.

I pari i Kosovës ndodhet për një vizitë në takimin e përvitshëm të OKB-së, takim në të cilin po qëndron edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Nga ky takim nuk ka detaje se për çfarë është diskutuar, por dyshimet lidhen se djali dhe vetë Soros janë të impenjuar në diskutimet Kosovë-Serbi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb