Eden Hazard i tha lamtumirë Çelsit pas fitimit të Europa League, dhe tashmë belgu është gati të transferohet tek Reali.

Menjëherë pas finales, Hazard ka udhëtuar drejt Marbejas, në Spanjë, ku po kalon disa ditë pushime. Por, në disa foto të publikuara nga “The Mirror”, këtë mëngjes ditën e premte, ai u kap teksa bënte foto me një nga kamarierët e resortit.

Hazard Fanella E Realit

Ky i fundit, i zgjati nëj fanellë të Realit, dhe bashkë me të shkrepën disa foto.

Siç shkruan “Mirror”, kamarieri, tifoz i Barcelonës, me shaka e kishte pyetur nëse në vend të Realit, do të bashkohej me Barcelonën, por përgjigja e Hazard kishte qenë: “Jo”, si për të treguar se zyrtarizimi tek Reali është vetëm çështje ditësh.//PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb