Një tjetër operacion anti-trafik u zhvillua ditën e djeshme në sajë të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s. Operacioni nisi pasi Policia Kufitare kishte pikasur një gomone, e cila dyshohet se po transportonte lëndë narkotike drejt Italisë.

Operacioni i cili zgjati për katër orë është finanlizuar më bllokimin e gomones, dhe arrestimin e tre shtetasve, një shqiptar e dy italianë.

Ata janë: E.T, 22 vjeç, nga Vlora; G.T, 42 vjeç, nga Brindizi Itali; A.M, 41 vjeç, nga Brindizi Itali.

“Gjatë mbasdites së datës 03.12.2016, nga shërbimet e përbashkëta të Policisë Kufitare e Migracionit dhe të Guardia di Finanza, u diktua nje gomone me ngarkesë të dyshuar lëndë narkotike e cila po lëvizte me shumë shpejtësi drejt Italisë. Si rezultat i operacionit të përbashkët, pas rreth 4 orë ndjekje me personel e mjete lundruese të të dy palëve(Policisë Kufitare dhe GdF), u bë e mundur kapja e saj në orën 21.05, rreth 16 milje larg bregdetit shqiptar.

Gomonia ishte 10 m e gjatë, me 2 motorra x 135 kf, në bordin e së cilës u gjetën dhe arrestuan, 1 shtetas shqiptar dhe 2 shtetas Italian me gjeneralitetet e mëposhtme: E.T, 22 vjeç, nga Vlora; G.T, 42 vjeç, nga Brindizi Itali; A.M, 41 vjeç, nga Brindizi Itali:, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendin ku u kap gomonia deri tani janë gjetur në det 15 pako të mëdha me lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva, me një peshë totale në 400 kg.

Policia bëri të ditur se po punohet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: