TIRANE – Ashtu siç lajmëroi dhe më herët kryeministri Edi Rama, u zhvilluan homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në nder të viktimave të 21 janarit.


Kreu i qeverisë Rama dhe kreu i grupit të PS, Taulant Balla, pas mbledhjes së zhvilluar në godinën e kryeministrisë, shoqëruan familjarët e viktimave në Bulevard.


Ata vendosën karafila në vendet ku u vranë Ziveri, Faiku, Hekurani dhe Aleksi 7 vite më parë.


“Ka ikur dhe një vit tjetër, dhe drejtësia ka vonuar sërish. Të vrarët në Bulevard u rivranë në gjykatë por drejtësia nuk vonon. Vigjilja e 21 janarit e bëjnë lënguese spazmën, e shpërthen mllëfi i padurimit, që i adresohet politikës, qeverisë, mua pa dyshim,” tha Rama në takimin e zhvilluar në kryeministri.

(e.f/BalkanWeb)

Etiketa: