Për shumë mund të jetë e pabesueshme por Juventusi sapo ka uruar Leonardo Bonucci-n për ditëlindjen e tij të 31.

Futbollisti italian u largua në merkaton e verës pas 7 sezonesh, duke zgjedhur të nis një aventurë të re te rivalët e Milanit. Kjo lëvizje befasuese u komentua gjatë në Itali, sidomos në Torino, ku pati nga ata që e cilësuan tradhtarë mbrojtësin.

Gjithsesi klubi i Juventusit sot ka lënë gjithçka pas, duke e uruar Bonucci-n me stilin e saj me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Shtatë stinë së bashku: gjashtë tituj, tri Kupa Italiane, tri Superkupa dhe momente të paharrueshme: Urime, Leonardo Bonucci!”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb