MILANO- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 14 kg heroinë, si dhe një sasi eurosh. Mediat italiane raportojnë se shqiptari u arrestua të shtunën pas një operacioni të policisë në Bollate, provincë e Milanos.

‘Milanotoday’ shkruan se sasia e drogës u gjet në dy apartamente që ishin në përdorim nga shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet. Sakaq, në ndihmë të operacionit u përfshinë edhe qentë anti-drogë, aksion në të cilin u sekuestruan edhe 9 mijë euro para chash, një makineri që numëron parasi dhe një makineri për ngjeshjen e drogës. Po ashtu karabinierët sekuestruan edhe 8 celularë si dhe materiale për paketimin e drogës dhe shënime që lidhen me aktivitetin e paligjshëm të trafikimit.

Siç shkruajnë mediat, shqiptari për t’u kamufluar nga aktiviteti kriminal punonte si kuzhinier në një restorant në vendin fqinj.
Eroina Bollate 7

Eroina Bollate 6 (1)

Eroina Bollate 5

Eroina Bollate 4

Eroina Bollate 3

Eroina Bollate 2

Eroina Bollate 1
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb