Pas humbjes kundër Argjentinës Italia arriti mbrëmë në “Wembley” të marrë një barazim 1-1 kundër Anglisë. Po përveç rezultat, kjo sfidë është komentuar gjatë edhe për disa episode siç ishte penalltia e ‘axurrëve’ apo goli i Vardy-t.

Rugani, Bonuçi dhe Parolo kanë gabuar totalisht në momentin kur Vardi realizoi golin e parë të takimit, pasi nuk kanë arritur të parandalojnë aksionin e shpejtë të nisur nga kombëtarja e Anglisë, duke qenë totalisht të shpërqendruar në atë moment.

Kaq ka mjaftuar që rrjetet sociale të jenë “të pamëshirshme” dhe të japin versionet e tyre me nota humori, për të shpjeguar atë që ndodhi gjatë golit të Vardit me futbollistët italianë.
ag
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb