KOSOVË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është takuar ditën e sotme me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Lajmi konfirmohet nga vetë kreu i shtetit.


Ai shkruan në “Facebook” se ndihet i lumtur që ka takuar Haradinajn dhe bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj. Gjithashtu Ilir Meta nuk harron të mbështesë dhe t’i urojë fitore Kosovës kundër Malit të Zi, sfida që luhet sot në mbëmje në orën 20:45 minuta në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


73159118 2543021289077462 3799119497839771648 O
73159118 2543021289077462 3799119497839771648 O

“I lumtur të takohesha sot me Ramushin dhe Anitën te “Mrizi i Zanave” dhe të kalonim çaste të gëzueshme, duke uruar edhe fitoren e Dardanëve sot!”-shkruan Meta.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb