TIRANË

Presidenti Ilir Meta pas një dite intensive dhe takime me Komisionin e Venecias, ka shpërndarë një foto i veshur kuq e zi, ku thotë se është gati për të ndjekur sfidën mes Shqipërisë dhe Islandës, sfidë kjo që do luhet në mbrëmje  në stadiumin “Elbasan Arena”.


69841698 2477738852272373 1040112771238199296 N
69841698 2477738852272373 1040112771238199296 N

Kreu i Republikës ka qenë shumë aktiv, ndërsa nuk ka nguruar të përcjellë mesazhet motivuese drejtuar djemve të Kombëtares në përballjen e sotme ndaj Islandës. Kjo sfidë , e cila është e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020” vjen pas disfatës kundër kampionëve të botës, Francës, e cila tre ditë më parë arriti të shënojë katër gola në portën e Thomas Strakoshës.


Si presidenti ashtu edhe kryeministri Edi Rama kanë dhënë mbështetje maksimale për kombëtaren duke  ftuar qytetarët të ndjekin përballjen e sotme në stadiumin e qytetit të Elbasanit, “Elbasan Arena”.


“Nga kafja e lagjes: Gati për “Elbasan Arena”! 🇦🇱👐”-shkruan Meta.

(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: