SHBA  – Ndërkohë që e gjitha vëmendja ishte tek presidenti i ri i SHBA, gjatë ceremonisë së inaugurimit të Trump nuk munguan edhe skenat pikante dhe humoristike.

Një nga ato ishte kapja mat e ish-presidentit Klinton teksa admiron vajzën e madhe të Trump, Ivanka Trump. Ndërkohë, gruaja e tij, rivale në garën presidenciale, ka vënë re hutimin e bashkëshortit të saj.

Një tjetër moment pikant ka qenë dhe “sherri” i ish-presidentit tjetër të SHBA, George W. Bush. Ai është fotografuar, duke bërë “sherr” me një mushama kundër shiut. Këto mushama ishin shpërndarë gjatë ceremonisë të Trump në rast se niste shi.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: