Skuadra e Barcelonës u ndal mbrëmë në barazim 2-2 në sfidën me Gironën. Por, Lionel Messi ka marrë vëmendjen në fund të takimit, pasi “injoroi” arbitrin e takimit. Argjentinasi duke se ka mbetur i pakënaqur nga gjykimi i sfidës dhe këtë  e demonstroi në sfidën e mbrëmshme.

Katalanasit u ndëshkuan me karton të kuq, ku pas konsultimit me sistemin VAR,  futbollisti Lenglet u përjashtua me të kuq duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Ky moment solli diskutimet të shumta tek tifozët dhe tek drejtuesi e skuadrës, pasi sipas tyre, sistemi VAR duhet të përdoret në formë korrekte.

42393929 884593768405834 2333413722841677824 N
(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb