Fundi i lidhjes së saj dashurore, që zgjati 4 vjet, me Bradley Cooper është në gojë të të gjithëve prej disa javësh.


Pas disa ditësh të kaluara me punë dhe sete fotografike në Islandë dhe sfilata në Itali, tani Irina Shayk bën mamin me kohë të plotë.


Super modelja ruse po kalon këtë fillim vere në Neë York, ku ka shtëpinë, së bashku me vajzën Lea De Seine.
Nga shëtitjet në Manhattan dhe lojërat në park, të dyja shfaqen me stil. Duket se koha në Big Apple është e paqëndrueshme, sepse Irina Shayk një ditë del me sandale dhe minifund dhe një tjetër me pardesy dhe çizme shiu.


Në ditën e parë Irina dhe Lea janë të dyja të veshura me veshje Burberry. I njëjti brand për sandalet me detaje rozë për të voglën, ndërsa Irina ka përdorur Chanel.

Teksa parashikimi i motit ndryshon, të dyja shfaqen një ditë më pas me pardesy ngjyrë ushtarake dhe çizme shiu duke u fiksuar nga kamera e paparacëve, të cilët sigurisht janë kureshtarë për jetën e modeles, tani singel.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb