TIRANE- Ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu njihet për sharmin e saj, ndaj padyshim që çdo foto që ajo poston në rrjetet sociale bën xhiron e rrjeteve.

Ndaj edhe sot, ish-ministrja e PD-së na ka çuar shumë vite pas me një foto, ku shfaqet larg rolit të saj si politikane, por në kohën kur ajo ishte spikere. Përmes një postimi në Instagram, Bregu shihet teksa pozon gjatë kohës që jep lajmet në Radio Televizionin Shqiptar, kur ishte vetëm 21 vjeçe.


“Çfare kthimi ne kohe! 1995 ose 21 vjec. Part time ne TVSH, full time studente. Mire qe kishte Eleni Toroveci nje buzekuq ekrani per te gjitha”, shkruan Bregu përbri fotos, ndërsa dukshëm shihet se nuk ka ndryshuar shumë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: