Presidenti i Haitit fliste dje për ‘dinjitetin’ e vendit të tij para se të lagte kostumin me ujë duke tentuar të pinte nga një kanë e madhe.

Presidenti i përkohshëm i Haitit, Edgard Leblanc Fils ka kërkuar që Franca të paguajë “dëmshpërblim të drejtë e të saktë” për të kompensuar borxhet e detyruara të epokës koloniale mbi vendin e tij.

Por apeli i tij për “respekt” u bë viral në rrjet për të tjera arsye, pasi lagu kostumin me ujë teksa pinte nga një kanë e madhe në tavolinë.

Duke folur në asemblenë e OKB në New York, Leblanc, kreu i presidencës së tranzicionit në vendin e varfëruar, e përshkruante vendin e tij si “viktimë të padrejtësive historike që kanë ndaluar zhvillimin dhe rënduar popullin e tij”.

“Ky borxh është një penalitet i rëndë për popullin e Hatitit, që kërkon jo bamirësi, por respekt për dinjitetin e tij, dhe të drejtën e ekzistencës normale”.

Kur Leblanc tha fjalën “dinjitet,” ai ngriti një kanë të madhe uji duke tentuar të pinte prej saj, por iu derdh mbi kostum.

Pamjet e incidentit u bënë shpejt virale në rrjet pasi Leblanc ishte i vetmi folës që piu direkt nga kana e ujit dhe jo të mbushte një gotë. Nuk dihet nëse ai kishte apo jo në dispozicion gotë para tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: