BUKURESHT

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i njohur për sjelljet e tij prej xhentëllmeni, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave.

I ndodhur në Bukuresht në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE, Daçiç i është afruar Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherinit dhe i ka puthur dorën. Ndonëse i erdhi papritur e pakuptuar, zonja Mogherini nuk e ka hequr buzëqeshjen nga fytyra.

Ministri i Jashtëm i Serbisë po lobon fuqishëm pranë BE-së që t’i bëjë presion Kosovës për ta hequr taksën ndaj mallrave serbe.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb