Biznesmeni i njohur nga Shkupi, Jordan (Orce) Kamçev, ka qenë shënjestër e shantazhit nga ana e Bojan Jovanovskit i njohur si Boki 13 dhe Zoran Milevski i njohur si Kiçeec, në emër të kryeprokurores së dorëhequr, Katica Janeva, shkruan Lider, duke u thirrur nga burimet e hetuesisë.

Kamçev është pronar i kompanisë Orka holding, Acibadem Sistina, Pelagonija dhe disa biznese tjera.

Në të kaluarën emri i tij lakohej me ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov. Siç shkruan Lider jozyrtarisht, Kamçev e ka lajmëruar rastin pasi të dyshuarit kanë takuar gruan e tij disa herë me radhë me çka i kanë kërkuar tetë milion euro për lirimin e tij nga akuza në rastin e PSP-së ‘IMPERIA’, apo pesë milion euro për dënim lehtësues.

Ivanovski dhe Milevski kanë arritur që të zhvasin 1,5 milion euro nga Kamçevi. Siç mësohet jozyrtarisht pikërisht për këtë rast e para e PSP-së, Katica Janeva ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i saj.

8184 Boki 13 Foto M Mitrovic 9885 1000x1000
8184 Boki 13 Foto M Mitrovic 9885 1000×1000

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb