Nga zjarri në Shkodër, katër banesa janë djegur nga flakët.

Zjarri ka rënë rreth orës 1 të mëngjesit, por është ende e paqartë se nga ka ardhur ky zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse por ka qenë e vështirë pasi flakët janë përhapur me shpejtësi.

Dy prej tyre janë shkrumbuar plotësisht, ndërkohë banorët bëjnë apel për ndihmë në këtë situatë të vështirë.

Nga flakët e zjarrit mësohet se nuk ka persona të lënduar, por dëme të shumta materiale.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: