Opozita e bashkuar ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar protestën e dhjetë kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protesta ishte paqësore dhe kishte një numër të madh qytetarësh e mbështetësish të opozitës. Përveç ish-deputetëve opozitarë, protestës i është bashkuar edhe një deputet i ri i Kuvendit, i cili mori mandatin e djegur të opozitës.

Bëhet fjalë për deputetin Lefter Maliqi, i cili i është bashkuar protestës pas fjalës së tij në Kuvend, gjatë seancës plenare të mbajtur pasditen e djeshme për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

“Live nga protesta e 10 – të e Opozites se Bashkuar.Rezistenc deri ne zgjedhje gjithëpëfshirese lokale dhe te parakohshme per te ardhmen e sigurt drejt Europës”, ka shkruar Maliqi, duke e shoqëruar dhe me foto nga protesta.

Maliqi
Maliqi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb