Policia e Kavajës ka dhënë detaje për plagosjen me armë zjarri të ndodhur këtë paradite pranë bashkisë së vjetër të qytetit. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, dhe se ka shoqëruar autorin e plagosjes, si dhe ka sekuestruar armën e krimit, tip kallashnikovi.

Më poshtë, po ju sjellim foton e armës, me të cilën u qëllua me breshëri në qytetin e Kavajës, duke plagosur një person.

Arma Qe U Qellua Ne Kavaje
Arma Qe U Qellua Ne Kavaje

Kavajë/Informacion Paraprak
Shoqërohet autori i plagosjes me armë zjarri në Kavajë. Sekuestrohet edhe arma e dyshuar e krimit. Rreth orës 11:10 në Kavajë, në lagjen nr 2, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: