“BalkanWeb” ka siguruar fotografinë e katër personave të arrestuar nga autoritetet braziliane për kapjen e 617 kg kokaine, në pakot e së cilës shkruaj “KF Elbasan”, çka hedh dyshime se lënda narkotike kishte si destinacion Shqipërinë.

Droga E Brazilit
Droga E Brazilit

Katër personat e arrestuar janë: P. O. O. C. 24 vjeç; M. A. P. 49 vjeç; N. P. 52 vjeç dhe J. C. G. A. 40 vjeç. Referuar inicialet e trafikantëve të arrestuar, ndrihen dyshime që 52-vjeçari N. P. të jetë shqiptar, për shkak se brazilianët kanë emra të gjatë.

Mediet e huaja raportojnë se katër personat e arrestuar e kishin kthyer pronën në një rafineri të ambalazhimit të kokainës. Përveç sasisë prej 617 kg kokainë, autoritetet braziliane sekuestruan edhe disa tableta të substancës hidroklorur kokainë dhe dy tableta të një lënde të pastës së kokainës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu, policia sekuestroi edhe kamionin e mallrave tip “Mercedes 1620”, me targa CVN3518, një “Fiat” të bardhë, me targa NDH7227, dhe një “Fiat” me ngjyrë argjendi, me targa NJU9234.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb