Policia e Shtetit ka arrestuar sot një shtetas me rrezikshmëri të lartë për sigurinë. Raportohet se është ndaluar 28-vjeçari Sadetin Erkoçeviq, duke parandaluar një vrasje në Tiranë.

Por, kush është 28-vjeçari nga Shkodra, Sadetin Erkoçeviq?
I riu rezulton të jetë një emër shumë i njohur për policinë. Në dhjetor të vitit 2018, Policia e Shtetit publikoi listën e 31 personave më të rrezikshëm të Shkodrës, mes të ciëlve ishte pikërisht edhe personi i arrestuar sot, i cili po përgatitej për të kryer një krim të rëndë në Tiranë.

Më poshtë, ju sjellim me foto 28-vjeçarin, Sadetin Erkoçeviq, i cili është dënuar me 20 vite burg për vrasje me dashje, të kryer në vitin 2014.

Sadetin
Sadetin

DENIMI
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”.

Më datë 10.05.2014, në një lokal me muzikë live, autori Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjeter.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb