“BalkanWeb” ka siguruar fotot e makinës së djegur, që u gjet nga policia pranë Urës së Gjolës në Fushë Krujë dhe që dyshohet të jetë përdorur për ekzekutimin e 40-vjeçarit Feriz Bardhi, në Durrës. Burime i thanë “BalkanWeb” se brenda mjetit të djegur janë gjetur armë, të cilat dyshohet të jenë përdorur për vrasjen e Bardhit.

Siç shihni më poshtë, makina është shkrumbuar plotësisht për të fshehur gjurmët e krimit. Ndërkohë, më parë, policia gjeti një tjetër mjet të djegur në Porto Romano, e cila gjithashtu dyshohet se ishte përdorur për vrasjen që tronditi qytetin bregdetar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Feriz Bardhi nga fshati Shën Vlash i Durrësit, por me banim në lagjen 18, është ekzekutuar sot në orën 12:55, sapo ka dalë nga banesa e tij.

Dyshim mbetet një e kaluar e errët e viktimës, që me sa duket është edhe pista ku po heton policia. Grupi hetimor po merr në pyetje familjarë të 40-vjeçarit për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të mëparshëm të viktimës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb